image OKB miraton buxhetin për UNMIK-un në Kosovë

Kosovë

OKB miraton buxhetin për UNMIK-un në Kosovë

news image

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka aprovuar buxhetin e misionit paqeruajtës në Kosovë. Duke filluar që nga 1 korriku 2021 deri në 30 qershor të 2022, UNMIK do të kushtojë 41.298.500 dollarë.

Pjesa më e madhe e buxhetit harxhohet për të financuar kostot e personelit. Gjithsej, 32.534.400 dollarë. Personeli i përgjithshëm i UNMIK-ut përbëhet nga 348 persona, prej të cilëve 312 civilë dhe 9 ekspertë civilë, si dhe 18 nën uniformë, prej nga 10 policë dhe 8 vëzhgues ushtarakë. Për personelin nën uniformë jepen 768.500 dollarë. Për UNMIK-un punojnë po ashtu 21 vullnetarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pjesa tjetër e buxhetit jepet për shërbimet dhe pajisjet, 2.784.500, për infrastrukturën dhe objektet

2.732.200 dollarë për komunikacionin, 1.869.800 dollarë. Po ashtu shpenzime ka për konsultime, udhëtime, shërbimet mjekësore raporton DW.

Buxheti i UNMIK-ut në vitet e para ka qenë më shumë se 400 milionë dollarë në vit.

OKB financon 12 misione paqeruajtëse në botë, pjesa më e madhe e të cilave në kontinentin afrikan, me një buxhet të përgjithshëm prej rreth 6 miliardë dollarësh. Misionet e OKB në Mali, në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Kongo i kanë buxhetet më të larta se 1 miliard dollarë. Misioni tjetër paqeruajtës i OKB-së në Evropë përveç Kosovës ndodhet në Qipro, me një buxhet prej rreth 55 milionë dollarësh.

UNMIK-u, po ashtu si misionet e tjera paqeruajtëse, financohet nga një llogari financiare e veçantë, ku shtetet kontribuojnë sipas një formule të caktuar dhe që aprovohet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme. /GazetaSinjali/