image OKB-ja ka vështirësi për të ndihmuar qytetet në jug të Ukrainës

Botë

OKB-ja ka vështirësi për të ndihmuar qytetet në jug të Ukrainës

news image

Koordinatorja humanitare e Kombeve të Bashkuara në Ukrainë thotë se OKB-ja dhe partnerët e saj kanë dorëzuar furnizime për mijëra njerëz në verilindje të vendit, por nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë në disa qytete të rrethuara në jug.

Osnat Lubrani tha të enjten se nga racionet ushqimore nga organizata humanitare “People in Need” (Njerëzit në Nevojë) dhe Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së do të përfitojnë rreth 6,000 njerëz në Sumy dhe disa zona të tjera.

Përveç kësaj, tha ajo, gjësendet bazë shtëpiake, duke përfshirë batanijet dhe kazanët nga agjencia e refugjatëve të OKB-së, do të mbështesin 1,500 njerëz dhe do të ndihmojnë 6,000 njerëz me higjienë dhe ujë të pijshëm.

Lubrani tha se furnizimet mjekësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e OKB-së do të trajtojnë 150 pacientë që kanë nevojë për kujdes intensiv për lëndime të rënda, ndërsa furnizimet e tjera mjekësore do të mbështesin 10,000 njerëz për tre muaj.

Shei tha se sistemi i njoftimit humanitar i lehtësuar nga OKB-ja me Ukrainën dhe Rusinë mundësoi kalimin e sigurt të autokolonës në Sumy të enjten “por kjo qartazi nuk mjafton”, raporton REL.

Përpjekjet gjatë muajit të kaluar për të arritur në Mauripol, Herson dhe qytete të tjera të rrethuara në jug kanë qenë të pasuksesshme për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

/GazetaSinjali/