Zyra e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka publikuar numrin e viktimave civile në Ukrainë, gjithsej 17 mijë e 831, nga 24 shkurti, deri më 26 dhjetor.
U regjistruan gjithsej gjashtë mijë e 884 civilë të vrarë, duke përfshirë dymijë e 719 burra, njëmijë e 832 gra, 175 vajza dhe 216 djem, si dhe 38 fëmijë dhe njëmijë e 904 të rritur, gjinia e të cilëve ende nuk dihet.
Një total prej 10 mijë e 947 janë plagosur, me shumicën në rajonet Donetsk dhe Luhansk, ku katër mijë e 52 civilë janë vrarë dhe pesëmijë e 643 janë plagosur.
Zyra paralajmëroi se “shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”.