image OKB fillon nismën globale kundër keqinformimit mbi COVID-19

Botë

Botë/ OKB fillon nismën globale kundër keqinformimit mbi COVID-19

news image

Kombet e Bashkuara filluan sot një iniciativë globale kundër keqinformimit të lidhur me koronavirusin e ri, duke përhapur përmbajtje të besueshme dhe të saktë me ndihmën e një rrjeti vullnetarësh.

Nisma, e quajtur “Verified “, inkurajon njerëzit në mbarë botën të bëhen vullnetarë të informacionit për të shkëmbyer përmbajtje të vërtetuar përmes rrjeteve sociale.

“Informacioni do të jetë i përqendruar në shkencë, zgjidhje dhe solidaritet, si edhe do të përfshijë përmbajtje shpresëdhënëse, kontributet e refugjatëve dhe migrantëve, duke e bërë çështjen një bashkëpunim global”, sipas kryetares së Komunikimeve Globale të OKB-së, Melissa Fleming.

Gjithashtu, fushata do të promovojë paketat e rimëkëmbjes që luftojnë krizën e klimës dhe adresojnë varfërinë, pabarazinë dhe urinë./ Gazeta Sinjali/