image OKB do të hetojë sulmet në Arabinë Saudite

Politikë

Hetim/ OKB do të hetojë sulmet në Arabinë Saudite

news image

Ekspertët e OKB-së janë dërguar në Arabinë Saudite, ku do të udhëheqin një hetim ndërkombëtar për sulmet e fundit mbi objektet e naftës.

“Ekspertët e KB tashmë janë dërguar dhe do të punojnë për çështjen,” tha sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres në një konferencë shtypi të organizuar për të shënuar fillimin e seancës vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas tij, OKB-ja dëshiron t’i japë fund tensioneve në rritje.

Burime diplomatike thanë që ekspertët ishin të ngarkuar të kontrollojnë embargon e armëve të futur në Jemen në vitin 2015.

SHBA ia atribuon sulmet ndaj objekteve saudite Iranit, megjithëse përgjegjësia është marrë nga rebelët shiitë në Jemen. /Gazeta Sinjali/