Hetuesit e OKB-së sot u kanë bërë thirrje serioze shteteve që të riatdhesojnë fëmijët e xhihadistëve të huaj në Shtetin Islamik, përfshirë edhe nënat e tyre, përcjell Sinjali.
Në një raport të botuar sot, Komisioni i Pavarur dhe Ndërkombëtar i Hetimit (IOC) mbi Sirinë, i krijuar në 2011 nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, shpjegon se shumë prej këtyre fëmijëve janë në një situatë veçanërisht të pasigurt, sepse nuk kanë një dokument identiteti.
Hetuesit u kërkojnë vendeve të origjinës së luftëtarëve të huaj që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të thjeshtuar regjistrimin e shtetasve të tyre të lindur në Siri, me qëllimin përfundimtar të riatdhesimit të tyre dhe kujdestarëve të tyre sa më shpejt që të jetë e mundur.