image “Oj lavire, je ka e bon veten me të ardhë në Berlin...", djali i deputetit Shala që u emërua konsull dikur fyente dhe kërcënonte "dashnoren" e babait

Kosovë

“Oj lavire, je ka e bon veten me të ardhë në Berlin…”, djali i deputetit Shala që u emërua konsull dikur fyente dhe kërcënonte “dashnoren” e babait

news image

Djali i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shalës, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën Çeke, Flakron Shala, kishte qenë edhe më parë i përfolur në media, shkruan Gazeta Sinjali.

Derisa tani emri i tij po lakohet në media për shkak se pa asnjë ditë përvojë pune në shërbimin e jashtëm është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë, herën e parë ai ishte bërë pjesë e lajmeve për shkak të konfliktit me një grua që ishte paraqitur si e dashura e babait të tij, Haxhi Shalës.

Fotografitë e postuara nga Anxhelina Shala, ku ajo shihej në krahët e deputetit, kishte nxitur Flakronin që t’i drejtohej asaj me ofendime dhe fyerje të shumta, madje edhe me kërcënime.

“Oj lavire, oj magjupe, heki këto foto se ti kurrë me babën tem s’ki m’u kanë harro…boll naj mundove mo…Je ka e bon veten ty me t’ardhë në Berlin me ta thy krytë. Turp, turp, turp për ty. Zhduku…Zoti këto ka me ta kthy ty këtë, nëse unë nuk muj” i kishte shkruar ai Anxhelinës, e cila e kishte publikuar këtë bisedë./Gazeta Sinjali/