Reperi i njouhr kosovar, Bim Bimma ka reaguar pasi që Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit.
Bim Bimma përmes një Instastory ka postuar foton e Bardhecit dhe mbi të ka shkruar se ky i fundit sipas reperit është zv/ministër i (pa) Arsimit dhe i (fanta) Shkencës.
Tutje, ai ka përdorur edhe gjuhë fyese duke thënë se Kosova është “lapericë”.
“Zv.ministër i (pa) arsimit dhe i (fanta) Shkencëc. Oj Kosovë oj lapericë”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që Driton Bardheci dje është emëruar si zëvendësminstër, i cili ende nuk i ka përfunduar studimet bachelor dhe është student me notë mesatare 6.81. /Gazeta Sinjali/