image OHT kërkon zyrtarizimin e hapjes së sallave të dasmave

Kosovë

OHT kërkon zyrtarizimin e hapjes së sallave të dasmave

news image

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka kërkuar të zyrtarizohet vendimi për hapjen e sallave të ahengjeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata kanë kërkuar që të dinë se pse nuk është bërë zyrtar vendimi, si dhe njëkohësisht arsyen se pse nuk po kumtohet në publik.

Ndonëse ende nuk është zyrtarizuar vendimi për hapjen e sektoreve të tjera të Turizmit / specifikisht sallave të ahengjeve të ndryshme, Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me gjithë kërkesat dhe presionin që e ka nga anëtarët e saj dhe më gjerë, kërkon të dijë pse nuk po bëhet zyrtar ky vendim, dhe pse akoma nuk po kumtohet në publik”, shkruhet në reagimin e tyre në Facebok.

Tutje ata kanë shtuar se u është premtuar se hapja do të bëhet me 15 qershor.

Pas shumë takimeve që janë bërë mes grupit punues ku janë të përfshirë përfaqësues nga ministritë përkatëse dhe përfaqësues të OHT-së, është premtuar që hapja e këtyre domeneve të bëhet me 15 Qershor 2021. Ndërsa sot jemi me datë 21 dhe akoma nuk e kemi parë të zyrtarizuar një vendim të tillë”, thuhet më tutje në postim.

Ata e kanë konsideruar absurd vonesën e zyrtarizmit të këtij vendimi, duke theksuar se ka rënë numri i rasteve dhe ka filluar procesi i vaksinimit./Gazeta Sinjali/