image Serbët vazhdojnë të japin dorëheqje, largohen edhe 10 prokurorë

Politikë

Serbët vazhdojnë të japin dorëheqje, largohen edhe 10 prokurorë

news image

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot është njoftuar me ofrimin e dorëheqjes së 10 prokurorëve të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Po ashtu, dorëheqje kanë ofruar edhe stafi administrativ nga komuniteti serb i kësaj prokurorie.

Më tej në njoftim thuhet se Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me situatën e krijuar pritet të mbajë takim, ku do të njoftojë me kohë për veprimet që do të merren.​

/GazetaSinjali/