image Prokurorët e gjyqtarët serbë ende s’e kanë konfirmuar pezullimin e punës

Politikë

Prokurorët e gjyqtarët serbë ende s’e kanë konfirmuar pezullimin e punës

news image

Edhe përkundër vendimit të Listës Serbe që serbët të braktisin edhe sistemin e drejtësisë, përkatësisht Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe Gjykatën Themelore me degët e saj në Leposaviq, Zubin Potok, e Zveçan, nuk ka ende asgjë zyrtare.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Jetish Maloku, tha për Gazetën Sinjali se deri tash nuk ka asgjë zyrtare lidhur me pezullimin eventual të punës së prokuror֝ëve e stafit administrativ serb.

“Ata ende zyrtarisht nuk kanë informuar asnjë udhëheqës  e as kryeprokurorin e Mitrovicës për pezullimin  eventual të punës në organet tone të drejtësisë”, tha Maloku.

Kryesuesi i KPK-së theksoi se presin që shpejt do të informohen zyrtarët e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës për të gjitha hapat e mëtejmë.

Në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës sipas marrëveshjes së Brukselit ka 10 prokurorë e rreth 20 staf administrative.

Ky institucion përfshinë territorin e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë.

PThM udhëhiqet nga Kryeprokurori, ka 19 prokurorë dhe 65 staf mbështetës. Gjithashtu, kjo prokurori ka të transferuar përkohësisht dy prokurorë nga prokuroritë tjera.

Ndërsa kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, tregoi për Gazetën Sinjali se po përcjellin situatën në Veri të Mitrovcës dhe se deri tash nuk ka azgjë lidhur me bojkotimin e punës së gjyqtarëv e stafit asmdinistrativ në Gjykatën Themelore të Mitrovicës

Ai tregoi se kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviç para anëtarëve të KGjK-së raportoi dje për punën e realizuar nga 1 korriku deri me 30 shtator të këtij viti.

Sipas marrëveshjes së Brukselit posti i kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë i takon komuniteti serb.

Derisa në këtë institucion punojnë 25 gjyqtarë serbë nga 39 sa janë në tërë sistemin gjyqësor dhe rreth 200 stafë administrativë zyrtarë.

/GazetaSinjali/