image Oficerët duke e arrestuar 8-vjeçarin në shkollë, videoja rikthen polemikat në SHBA

Botë

Oficerët duke e arrestuar 8-vjeçarin në shkollë, videoja rikthen polemikat në SHBA

news image

Janë rikthyer polemikat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me dhunën që ushtrohet nga Policia gjatë kryerjes së detyrës.

Së fundi është publikuar një video ku shfaqen dy oficerë teksa prangosin një djalë 8 vjeçar në ambientet e një shkolle fillore.

Incidenti ka ndodhur në vitin 2018 në shkollën fillore “Gerald Adams” në Key West të Floridas dhe 8 vjeçari i arrestuar raportohet të jetë me nevoja speciale.

Në video dëgjohet oficeri që i thotë të miturit se do të shkojë në burg, pasi ai goditi një mësuese në gjoks.

Videoja u publikua online nga avokati Ben Crump, që përfaqëson familjen e të ndjerit George Floyd. /Gazeta Sinjali