image Ofendimi ndaj nënave gjakovare: Jabllanoviq rrëfehet për herë të parë për rastin që e shkarkoi nga pozita e ministrit

Sociale

Ofendimi ndaj nënave gjakovare: Jabllanoviq rrëfehet për herë të parë për rastin që e shkarkoi nga pozita e ministrit

news image

“Egërsira”, kështu i kishte quajtur nënat e familjarët e personave të pagjetur në Gjakovë, ish-ministri Aleksandar Jabllanoviq. Ai, për këto fjalë u shkarkua nga pozita e ministrit për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës.

Protestuesit në Gjakovë, të cilët në numrin më të madh ishin nënat dhe familjarët e personave të pagjetur të luftës të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serb që të vizitonin Gjakovën në festën e Krishtlindjeve ortodokse. Ata, ishin ndier të ofenduar nga deklarata e ish-ministrit serb.

Sot, shtatë vite pas kësaj ngjarje, Jabllanoviq thotë se deklarata e tij u interpretua ashtu siç i ka konvenuar dikujt.

Edhe pse kishte kërkuar falje nënave që janë ndier të fyera, Jabllanoviq thotë se në asnjë medium shqiptar nuk është publikuar deklarata e saktë e tij.

“Unë mirë e di çfarë kam thënë në atë deklaratë dhe mediat e din mirë se si e kanë transmetuar. Çdo kush mund të iu paraqes fjalët qe ju kurrë nuk i keni thënë sikur të ishin tuajat. Kurrë, në asnjë medium shqiptar nuk e kam parë deklaratën time burimore se si e kam dhënë unë. Çdoherë është interpretuar se si i ka konvenuar dikujt. Për mu është temë e mbyllur me të cilën nuk dua të merrem” deklaroi ai.

Jabllanoviq u shkarkua nga posti i ministrit për Kthim dhe Komunitete, pas insistimit të shoqërisë civile pas deklaratës së tij në Zoçishtë të Rahovecit, i cili nënat e civilëve të zhdukur shqiptarë të Gjakovës i quajti egërsira.

/GazetaSinjali/