image Jablanoviç lavdëron PDK-në, për Qeverinë aktuale thotë se është kundër serbëve

Politikë

Jablanoviç lavdëron PDK-në, për Qeverinë aktuale thotë se është kundër serbëve

news image

Ish-kryetari i Listës Serbe, tash kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviç në një intervistë për InDoks ka rrëfyer për jetën e serbëve në Veri të Mitrovicës. Mes tjerash ai ka folur edhe për Qeveritë e Kosovës të cilat janë udhëhequr nga parti të ndryshme në vend.

Politikani serb ka lavdëruar Partinë Demokratike të Kosovës, në kohën sa ka qenë në pushtet duke thënë se ata kanë ditur të negociojnë e bëjnë marrëveshje.

“Atë kohë Qeveria në Prishtinë ka ditur të negociojë, ka ditur të bëjë marrëveshje. Atëherë Qeverinë e Kosovës e ka udhëhequr PDK. Ata thjeshtë e kanë kuptuar realitetin. Për ata ka qene me rëndësi që zgjedhjet të mbahen, detajet s’kanë qenë aq të rëndësishme”, ka deklaruar ai.

E për partinë në pushtet ka thënë hapur se është “Kundër Serbëve”.

“Tani e kemi një Qeveri në Prishtinë për të cilën ne serbët hapur pohojmë se është: Kundër Serbeve. Dhe, ne ashtu mendojmë me të vërtetë”, tha ai.

/GazetaSinjali/