Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Qeveria e re duhet ta kompensojë kohën e humbur prej fushatës zgjedhore deri tash, duke treguar edhe se çfarë duhet të jetë prioritet për të në asketin ekonomik.
“Oda Ekonomike e Kosoves kerkon nga Qeveria e re, qe te kompensoj kohen e humbur nga periudha parazgjedhore dhe paszgjedhore, me nje dinamike te shtuar ne reformat prioritare ekonomike qe synim kryesor duhet ta kene rritjen e sektorit privat ne Kosove, bazuar ne parime te qarta te ekonomise se tregut.
Oda Ekonomike ka paraqitur disa kërkesa për qëverinë e re.
Prioritetet e politikave ekonomike duhet te jene te qarta dhe te matshme sidomos sa i perket:
– Hendekut te shkathtesive dhe “ikjes te trurit”;
-Rritjes te eksportit dhe investimeve te huaja direkte;
– Sigurise juridike per bizneset;
– Qasjes ne financa;
– Sektorit te energjise;
– Luftimit te informalitetit.