image Oda Ekonomike kërkon nga qeveria t’i mbështesë edhe mediet

Kosovë

Oda Ekonomike kërkon nga qeveria t’i mbështesë edhe mediet

news image

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar nga Qeveria një pako emergjente edhe për mediet. Rukiqi ka theksuar se ky sektor është dëmtuar nga situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

“Paradoksalisht, për shkak të reduktimeve drastike të të hyrave nga marketingu, shumë gazetarë rrezikojnë të mbesin pa paga, prandaj është e domosdoshme një linje e veçantë e pakos emergjente e dizajnuar për mediat (njëjtë si për sportin)”, ka shkruar Rukiqi në rrjetin social Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/berat.rukiqi.7/posts/2657414984584052