Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, (OEK) Berat Rukiqi, ka thënë se qeveria ka paraparë një buxhet prej 3 miliardë eurosh por se ata do të kundërshtojnë çdo tendencë për rritje të tarifave nëse Qeveria Kurti veç vendosë ta bëjë një gjë të tillë.
“Nuk pres që të ketë rritje të tatimeve bazike në vend, së paku sepse ky ka qenë një zotim. Megjithatë nëse tentohet të rritet buxheti duke rritë tatimet pa i shfrytëzuar alternativat tjera që janë lidhur me luftimin e informalitetit, ne do të kundërshtojmë çdo tendencë për të rritur çfarëdo lloj takse në vend”, ka thënë Rukiqi.
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e fundit të qeverisë ka paralajmëruar se në ditët në vijim qeveria do ta draftojë programin dhe pastaj do ta paraqesë për shqyrtim në Kuvend.
Ndërkaq opozita, veçanërisht shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në ditën kur është zgjedh qeveria e re, ka kritikuar ekspozenë e Kurtit, dhe ka shfaqur dilemën për arritjen e buxhetit prej 3 miliardë euro, pa një program qartë qeverisës./ Gazeta Sinjali/