image Oda Ekonomike Amerikane reagon për mosvotimin e buxhetit në Kuvend - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15063

Të shëruar

12570

Të vdekur

613

Oda Ekonomike Amerikane reagon për mosvotimin e buxhetit në Kuvend

news image

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), përmes një komunikate për media ka reaguar për mosvotimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.

OEAK thotë se vonesat e tilla do të ndikojnë për zbatimin e mjeteve të zotuara për ndihmë ndaj sektorit privat.

“Vonesat e mëtejme në aprovimin e ndryshimeve të kornizës buxhetore por edhe të marrëveshjeve financiare ndërkombëtare do të vonojnë disbursimin e mjeteve të zotuara në ndihmë të ndërmarrjeve dhe punonjësve të sektorit privat, që janë shtylla e zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet në komunikaëtn e OEAK.

Mekanizmat financiarë ndërkombëtarë në raportet e tyre të publikuara për efektet e pandemisë në ekonominë e Kosovë, kanë vlerësuar se janë shkaktuar dëme të mëdha./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin