Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), përmes një komunikate për media ka reaguar për mosvotimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.
OEAK thotë se vonesat e tilla do të ndikojnë për zbatimin e mjeteve të zotuara për ndihmë ndaj sektorit privat.
“Vonesat e mëtejme në aprovimin e ndryshimeve të kornizës buxhetore por edhe të marrëveshjeve financiare ndërkombëtare do të vonojnë disbursimin e mjeteve të zotuara në ndihmë të ndërmarrjeve dhe punonjësve të sektorit privat, që janë shtylla e zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet në komunikaëtn e OEAK.
Mekanizmat financiarë ndërkombëtarë në raportet e tyre të publikuara për efektet e pandemisë në ekonominë e Kosovë, kanë vlerësuar se janë shkaktuar dëme të mëdha./ Gazeta Sinjali/