image Oda e Infermierëve kërkon nga ministri Zemaj rritjen e numrit të infermierëve

Shëndetësi

Oda e Infermierëve kërkon nga ministri Zemaj rritjen e numrit të infermierëve

news image

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, ka kërkuar nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, rritjen e numrit të infermierëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tyre, kjo kërkesë vjen pasi që numri i stafit infermieror të punësuar në institucionet shëndetësorë është shumë më i vogël se kërkesat, për çka vlerësojnë se edhe po rrezikohen shërbimet shëndetësore.

“OIK, vlerëson se kjo është një kërkesë urgjente me të cilën duhet të merret Ministria e Shëndetësisë. Shtimi i numrit të infermierëve duhet të bëhet në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor në vend, përfshirë nivelin primar, sekondar dhe terciar mjekësor. Rritja e numrit të infermierëve në institucionet shëndetësore ka qenë edhe kërkesë e Këshillit Nacional Këshillëdhënës të Odës së Infermierëve të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/