image Oda e Hotelerisë: Nga e mërkura do të zgjatet orari i gastronomisë, dasmat deri në orën 01:00 - Sinjali

Oda e Hotelerisë: Nga e mërkura do të zgjatet orari i gastronomisë, dasmat deri në orën 01:00

news image

Oda e Hotelerisë ka njoftuar se ka marrë konfirmimin nga Ministria e Shëndetësisë për zgjatjen e orarit të punës në sektorin e gastronomisë deri në orën 01:00 pas mesnate, raporton Gazeta Sinjali.

Deri në këtë orë do të lejohet edhe organizim i dasmave dhe ahengjeve familjare.

Ky vendim, sipas kësaj ode, pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë e kësaj jave.

Me këtë vendim parashihet po ashtu që numri i të ftuarve në organizime që do të mbahen në hapësira të mbyllura do të jetë deri në 300 persona./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin