Sot pritet të mbahet kuvendi zgjedhor i Odës së Avokatëve të Prishtinës, aty ku edhe do të zgjidhet udhëheqësi i kësaj ode.
Në këtë kuvend zgjedhor janë të ftuar të gjithë avokatët e degës regjionale të Prishtinës, e ku do të marrin pjesë rreth 590 avokatë.
Gazeta Sinjali ka mësuar se udhëheqjen e Odës së Avokatëve të Prishtinës pritet ta marrë Halit Shaljani.
Oda e Avokatëve të Kosovës mundohet që vazhdimisht të bëjë avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë, duke mbështetur procesin e reformave ligjore.