image Kuvendi Zgjedhor i LDK-së/ Fillon numërimi i votave

Politikë

Kuvendi Zgjedhor i LDK-së/ Fillon numërimi i votave

news image

Ka përfunduar raundi i parë i votimit për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi, tha se tani ka filluar numërimi i votave.

“Jemi në proces të votimit, pasi votova dola jashtë. 90 për qind ka arritur procesi i votimit. Është çështje minutash që të kaloj raundi i parë, nëse nuk e kalojnë 50 plus 1 për qind, ku më pas kalojmë në raundin e dytë”, ka thënë Abrashi.

Votat janë duke u numëruar nën monitorimin e kamerës.

Në garën për të parin e LDK-së janë Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa./Gazeta Sinjali/