image Nënkryetari i OAK-ut i reagon ashpër Prokurorisë, i quan ujq të tërbuar që po rrezikojnë sigurinë juridike

Drejtësi

Nënkryetari i OAK-ut i reagon ashpër Prokurorisë, i quan ujq të tërbuar që po rrezikojnë sigurinë juridike

news image

Nënkryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Naim Rudari ka reaguar ashpër ndaj Prokurorisë Themelore në Prishtinë për hetimin që po zhvillon ndaj disa prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të OAK-ut në cilësi të dyshuarve, kryesisht ata që kanë votuar PËR në rastin tashmë të njohur Gogaj, raporton Gazeta Sinjali.

Rudari nëpërmjet një statusi në Facebook , e ka cilësuar si shqetësim reagimin e Prokurorisë duke thënë se “prokuroria pretendon se ka dyshime në një organ kolegjial siç është KD i OAK-së se me votim PËR kanë kryer veprën penale “Mos ekzekutimi i vendimeve gjyqësore” e që forma e tillë e çasjes paraqet vepër penale nga ana e prokurorisë si “Ushtrimi i ndikimit” (424, 2) dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” (414).”

Tutje, ai ka ironizuar, duke u shprehur se tani e tutje “duhet të pyesim Prokurorinë se si duhet të votojmë për çështjet që paraqiten për shqyrtim dhe votim.”

“Pra, anëtarët e Këshillit Drejtues të OAK-së, Prokuroria po i interviston si të dyshuar përmes Policisë për mënyrën se si kanë votuar në një çështje të caktuar e që kjo rezulton se ne në Këshillin Drejtues të OAK-së, tani e tutje duhet të pyesim Prokurorinë se si të votojmë për çështjet që paraqiten për shqyrtim dhe votim, KUKU.”

Ai ka bërë thirrje të ndalet kjo tendencë e përndjekjes, sepse sipas tij është e kundërligjshme.

“Ndaleni këtë tendencë përndjekjeje, se kjo përveç se është e kundërligjshme, sinqerisht është MARRE çfarë po bëni, dhe se përveç që po rrezikoni sigurinë juridike në këtë vend, po tregoheni si UJQ të URITUR e të TËRBUAR për të përdorur pushtetin për FRIKË, SHANTAZHË, KANOSJE e NDËRHYRJE sidomos në Autonominë Administrative të Odës së Avokatëve të Kosovës. “

/GazetaSinjali/