Duke marrë parasysh gjendjen jo edhe aq të favorshme ekonomike-afariste, Bordi i Odës së Afarizmit të Kosovës ka vendosur që të gjitha partive politike t’u dërgoj disa propozime që t’i përfshijnë në programet e tyre qeverisëse.
Kryetari i OAK-së, Skënder Krasniqi, ka njoftuar se këto rekomandime janë bërë pas qindra takimeve që OAK i ka zhvilluar me bizneset në teren.
Këto janë disa propozime për qeverinë e ardhshme të Kosovës nga OAK:
• Kosova të largohet nga CEFTA si UNMIK dhe të aplikojë si Republikë e Kosovës
• Ligji për Tregti të Brendshme
• Të krijohen oferta për biznesin
• Ligji i Punës
• Ligji për Pushimin e Lehonisë
• Ligji për Miniera dhe Minerale
• Ndryshimi i Udhëzimeve Administrative nga Ministria e Bujqësisë e cila afekton sidomos në sektorin e bujqësisë, kullota, turizëm dhe sektorin e minierave dhe mineraleve
• Lirimi i plotë i lëndës së parë dhe pajisjeve për prodhim
• Të kthehet urgjent Gjykata Ekonomike dhe bordi i pavarur i ankesave
• Të largohet kamata prej 5% për para të imëta prej Bankave Komerciale
• Të hiqet taksa e dyfishtë për bizneset e peshkut
• Të lobohet që kosova të jetë anëtare e International Road Transport (TIR).
• Ligji mbi TVSH: TVSH të paguhet në inkasim dhe jo në faturim
• Të jetë në funksion të plotë Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik
• TVSH në ushqim dhe turizem të ulet në 5%.
Oda e Afarizmit thekson se bizneset janë të pakënaqura me kushtet e të bërit biznes në Kosovë, në të cilat është shumë vështirë të zhvillohet biznesi, sepse siç thuhet, biznesi nuk po shikohet si një fuqi e të ardhmes së vendit.
OAK kërkon edhe njëherë nga Partitë Politike dhe Qeveria e ardhshme që prioritet parësorë të ketë zhvillimin ekonomik të vendit.
Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë ditës së sotme të gjitha këto propozime do të ua dërgoj Partive Politike./Sinjali/