Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përmes një komunikate të dërguar për media është shprehur e shqetësuar pasi që nuk ofertë konkrete për bizneset nga shteti.
Sipas Odës së Afarizmit, Kosova nuk ka stimuj financiar për bizneset, krahasuar me shtetet e rajonit, si rrjedhojë, kjo e bën Kosovën të pakrahasueshme me vendet e rajonit.
Oda e Afarizmit të Kosovës i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që sa më parë të krijohet komisioni për shqyrtimin e aplikimeve të cilat janë në proces dhe të kalojnë bizneset të cilat i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj.
OAK konsideron që tërheqja e investimeve dhe kalimi i aplikimeve që janë në pritje është e domosdoshme e sidomos në këtë periudhë pandemie, gjë që do të kishte ndikim pozitiv.
“Për më tepër Oda e Afarizmit të Kosovës ka analizuar vendet e rajonit dhe ofertat që kanë përgatitur për bizneset e interesuara që të investojnë, duke na bërë neve vendin e vetëm pa ofertë konkrete për investitorët potencialë, duke na sjellë në pozitë jo garuese në krahasim me to. Përveç që Kosova ende nuk ka stimuj financiar për bizneset, po ashtu ambienti i të bërit biznes cilësohet të jetë më pak i përshtatshëm krahasuar me të gjitha vendet e rajonit”, thuhet në komunikatën për media të OAK-ut.
“Me këtë ligj vijon komunikata, është synuar që të krijohen lehtësira për bizneset të cilat marrin statusin e investitorit strategjik duke krijuar kështu edhe lehtësira në procedurat burokratike dhe përshpejtim të atyre administrative për investitorët potencialë”./ Gazeta Sinjali/