image Oda Amerikane kundër vendimit që bizneset të mos punojnë të dielën

Kosovë

Njoftim/ Oda Amerikane kundër vendimit që bizneset të mos punojnë të dielën

news image

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përmes një komunikate për media ka dalur kundër vendimit të disa komunave që urdhërojnë që të mos punojnë të dielave.

“Dhoma e Tregtisë Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimet e saj lidhur me vendimin e disa asambleve komunale në të gjithë Kosovën për ndalimin e bizneseve që të punojnë të Dielave, gjë që do të kufizonte aktivitetet ekonomike, dhe në fund të fundit do të ngadalësonte rritjen ekonomike në përgjithësi.”

Sipas Odës Amerikane sektori privat është thelbësor për zhvillimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës, prandaj dhe kërkon që vendimet e komunave duhet të jenë në përputhshmëri me dispozitat kushtetuese.

“Dhoma Amerikane beson se kufizimi i punës së bizneseve do të rrisë më tej papunësinë, në kundërshtim me përpjekjet e përgjithshme për forcimin e sektorit privat, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.”, thuhej në reagimin e Odës Amerikane.

Ata ju kërkuan komunave që ta rishikojnë vendimin e tyre.

“Më në fund, Dhoma e Tregtisë Amerikane në Kosovë u bën thirrje komunave të rishikojnë vendimet e tyre dhe të marrin parasysh shqetësimet e sektorit privat përpara se të marrin ndonjë vendim që kufizon funksionimin e tyre.”, thanë Oda Amerikane