image OBSH: Vendosni maskat edhe kur të jeni me familjen

Botë

OBSH: Vendosni maskat edhe kur të jeni me familjen

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka kërkuar evropianëve që të mbajnë maska ​​edhe gjatë mbledhjeve familjare për Krishtlindje, transmeton Gazeta Sinjali.

OBSH këmbëngul se “Evropa është në rrezik të lartë” nga një valë e re e infeksionit në pjesën e parë të vitit 2021, pasi transmetimi i virusit mbeti i lartë.

Një deklaratë e zyrës rajonale evropiane të OBSH-së thekson se mbledhjet masive të familjarëve dhe miqve në mbarë kontinentin e vjetër gjatë sezonit të festave të fundvitit, do të sjellë një rrezik të konsiderueshëm të përhapjes së COVID-19.

Organizata u kërkoi individëve, familjeve dhe komuniteteve të luajnë rolin e tyre për të parandaluar një ripërtëritje tjetër të rasteve.

Takimet familjare duhet të mbahen jashtë nëse është e mundur, thotë OBSH, si dhe nëse zhvillohen brenda shtëpisë pjesëmarrësit duhet të mbajnë maska ​​dhe të praktikojnë distancimin shoqëror.

Shtetet në mbarë Evropën kanë regjistruar mijëra raste të reja të përditshme dhe qindra vdekje. Gjermania ishte mes vendeve që shtrënguan kufizimet të mërkurën, duke mbyllur shkolla dhe biznese jo thelbësore.

Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se vaksina e parë antiCOVID do të autorizohet për përdorim brenda një jave.

Ajo pohoi përpara Parlamentit Evropian se vaksina e Pfizer / BioNTech – do të lejohet për përdorim menjëherë në bllokun evropian që do të thotë mbi një javë më herët nga sa ishte parashikuar fillimisht.

/Gazeta Sinjali/