image OBSH tregon nëse personat asimptomatikë po e përhapin apo jo koronavirusin

Botë

OBSH tregon nëse personat asimptomatikë po e përhapin apo jo koronavirusin

news image

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, (OBSH), kanë thënë se njerëzit të cilët kanë koronavirus, por nuk shfaqin simptoma nuk po e përhapin pandeminë.

“Nga të dhënat që kemi, shumë rrallë mund të ndodhë që një person asimptomatik të transmetojë koronavirusin tek dikush tjetër”, ka thënë Dr. Maria Van Kerkhove.

Zyrtarët shëndetësorë më herët paralajmëruan se njerëzit asimptomatikë mund të ndikonin shumë në përhapjen e koronavirusit, por Van Kerkhove tha se kjo nuk është mënyra kryesore që transmetohet virusi.

“Ne kemi një numër raportesh nga vendet që janë duke bërë studime shumë të hollësishme. Ata po ndjekin edhe rastet asimptomatike, po ndjekin kontakte, por kanë zbuluar se nuk ka përhapje të koronavirusit.

Qeveritë në vend të kësaj duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në zbulimin dhe izolimin e personave të infektuar me simptoma e më pas të gjurmojnë këdo që mund të ketë patur kontakt me ta”, është shprehur Van Kerkhove./ Gazeta Sinjali/