image OBSH: Rekord i rasteve të reja me COVID-19, vdekje më pak

Shëndetësi

OBSH: Rekord i rasteve të reja me COVID-19, vdekje më pak

news image

Një numër rekord prej dy milionë rastesh të reja me koronavirus janë regjistruar nga 14 deri në 20 shtator (+ 5% krahasuar me javën e mëparshme), por numri i vdekjeve ra për 10%, raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Me përjashtim të Afrikës, në të gjitha kontinentet është regjistruar një rritje e rasteve.

Deri më tani, në botë janë regjistruar mbi 30,6 milionë raste dhe 950 mijë vdekje.

“Kjo është rritja më e madhe javore që kur filloi pandemia”, raportoi OBSH.

Sipas OBSH-së, ka rritje më të madhe të viktimave në Europë (+27% në javën e kaluar), ndërsa kontinenti amerikan ka përparësinë e rasteve të reja (+ 38%), por regjistron një rënie të ndjeshme të vdekjeve, -22%.

Në Afrikë, epidemia vazhdon të ngadalësohet me -12% të raste të reja dhe -16% të vdekjeve krahasuar me javën e mëparshme.

/Gazeta Sinjali/