image OBSH paralajmëron: Me ardhjen e dimrit, situata me COVID-19 mund të përkeqësohet më shumë

Botë

OBSH paralajmëron: Me ardhjen e dimrit, situata me COVID-19 mund të përkeqësohet më shumë

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë pasi numri i të infektuarve me koronavirus po rritet ndjeshëm, kryesisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Drejtori i Përgjithshëm i organizatës, Tedros Ghebreyesus tha se me uljen e temperaturave dhe ardhjen e dimrit, situata mund të përkeqësohet edhe më shumë, kjo për shkak edhe të mungesës së kapaciteteve në spitale, transmeton Gazeta Sinjali.

OBSH kërkon nga qeveritë më shumë aksion për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit, përmes masave kufizuese që mund të shpëtojnë jetë, investigim të rasteve të infeksionit, të karantinojnë të prekurit dhe kontaktet e tyre më të ngushta, të sigurojnë cilësi më të lartë të kujdesit shëndetësor e të mbështesë stafin mjekësor.

Ndërsa, Mike Ryan, kreu i OBSH për Evropën kërkoi masa më të ashpra në kontinent, duke iu kujtuar evropianëve se nëse vazhdojnë me këto shifra, do të rikthehen në izolim të plotë dhe kjo nuk do t’i shërbejë askujt. /Gazeta Sinjali/