image OBSH: Numri i të infektuarve me COVID-19 në Evropë u rrit 7 për qind - Sinjali

OBSH: Numri i të infektuarve me COVID-19 në Evropë u rrit 7 për qind

news image

Javën e kaluar Evropa ishte rajoni i vetëm në botë ku janë shënuar raste të reja të të infektuarve me COVID-19, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në konferencën javore, OBSH ka njoftuar se në Evropë gjatë javës së kaluar janë regjistruar shtatë për qind më shumë raste të infektimit me COVID-19, përkatësisht rreth 2.7 milionë raste të reja dhe 46.000 të vdekur.

Tri javë radhazi, në Evropë, janë shënuar rritje të rasteve të reja me koronavirus. Më shumë se gjysma e shteteve të këtij kontinenti, kanë raportuar rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19.

Ndërsa, rënie e numrit të të infektuarve me COVID-19 është regjistruar në Afrikë dhe pjesën perëndimore të Paqësorit, ku numri i të infektuarve ka rënë në rreth 18 për qind. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin