image OBSH: Nuk ka prova që koronavirusi transmetohet nga nëna tek foshnjat

Shëndetësi

OBSH: Nuk ka prova që koronavirusi transmetohet nga nëna tek foshnjat

news image

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se nënat të cilat dyshojnë se janë me koronavirus, duhet të ushqejnë me gji bebet e tyre.

Ndërsa, eksperti i shëndetit të nënave, fëmijëve dhe adoloshentëve në OBSH, Anshu Banerjee, ka deklaruar se në qumshtin e gjirit të grave pozitive me Covid-19 nuk është identifikuar ndonjë virus i gjallë por vetëm disa pjesë të tij.

“Në bazë të të dhënave që kemi përfitimet e ushqyerjes me gji tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm të transmetimit të COVID-19. Në qumështin e gjirit të grave pozitive me koronavirus nuk është identifikuar virusi i gjallë por disa fragmente të tij, kështu që nuk ka asnjë provë që COVID-19 të transmetohet nga nëna tek të porsalindurit”, theksoi Anshu Banerjee.

Banerjee i ka thënë këto duke iu referuar udhëzimeve të publikuara në faqen e Agjencisë së OKB-së./GazetaSinjali/