image OBSH kritikon shumë shtete: Po shkojnë në drejtim të gabuar, do të bëhet keq e më keq

Botë

OBSH kritikon shumë shtete: Po shkojnë në drejtim të gabuar, do të bëhet keq e më keq

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se kriza me COVID-19 mund të shkojë edhe më keq.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejesus, i ka kritikuar shumë shtete, duke thënë se po shkojnë në drejtim të gabuar.

“Dua të jem i hapur, shumë vende po shkojnë në drejtim të gabuar. Virusi mbetet armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe njerëzve nuk e reflektojnë këtë. Synimi i vetëm i virusit është të gjejë njerëz dhe t’i infektojë. Mesazhe të ndryshme nga liderët po minojnë përbërësin kryesor të kundërpërgjigjes, besimin”, tha Gebrejesus.

Ai theksoi se qeveritë duhet të komunikojnë me qytetarët, pasi principet pazike si distancimi fizik, larja e duarve dhe mbajtja e maskës janë bazike për t’u ndjekur.

“Nëse qeveritë nuk komunikojnë qartësisht me qytetarët e tyre dhe të ndërmarrin një strategji gjithëpërfshirëse të fokusuar në frenimin e përhapjes dhe në shpëtimin e jetëve, nëse popullata nuk ndjek principet bazike të shëndetit publik si distancimi fizik, larja e duarve, mbajtja e maskës, etika e kollitjes dhe qëndrimi në shtëpi nëse është i sëmurë, pra nëse sjelljet bazike nuk ndiqen, kjo pandemi do të shkojë vetëm në një drejtim. Do të bëhet keq e më keq”, tha kreu i OBSH-së. /Gazeta Sinjali