image OBSH-ja regjistron rekord të rasteve të reja me koronavirus brenda një dite

Botë

OBSH-ja regjistron rekord të rasteve të reja me koronavirus brenda një dite

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar rekord të ri të të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit.

OBSH regjistroi 581 mijë e 679 raste në të gjithë botën.

Kjo shifër është mbi 24 000 njësi më shumë se shifra e fundit më e lartë ditore, e regjistruar më 31 tetor.

Më shumë se 48,5 milionë raste të infeksionit janë regjistruar në të gjithë botën që nga fillimi i shpërthimit të virusit në fund të vitit të kaluar.

Ekspertët presin që numri aktual i rasteve të jetë shumë më i lartë se numri zyrtar. /Gazeta Sinjali/