image OBSH-ja e pranon se e kishte 'gabim', koronavirusi përhapet edhe nga ajri

Shëndetësi

OBSH-ja e pranon se e kishte ‘gabim’, koronavirusi përhapet edhe nga ajri

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka pranuar se koronavirusi nuk përhapet vetëm përmes spërklave që dalin nga hunda e një të infektuari me COVID-19.

Sipas disa gjetjeve të fundit nga OBSH, provat e para kanë filluar të shfaqen që koronavirusi përhapet edhe përmes ajrit.

Gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, udhëheqësja teknike e OBSH-së për parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve ngjitëse, Benedetta Allegranzi, ka thënë se mundësia e përhapjes së virusit nga ajri në ambiente publike dhe në vende të mbyllura nuk mund të përjashtohen.

“Megjithatë, provat duhet të mblidhen dhe të vlerësohen, por ne vazhdojmë ta mbështesim këtë teori”, ka thënë ajo. OBSH-ja më herët kishte vlerësuar se koronavirusi që shkakton sëmundjen COVID-19 përhapet kryesisht përmes spërklave që dalin nga hunda dhe goja e një personi të infektuar. Por, sipas 239 shkencëtarëve nga 32 vende të botës, provat më të fundit kanë treguar se grimcat e virusit mund të infektojnë njerëzit edhe përmes ajrit. Prandaj, këta shkencëtarë kanë kërkuar që OBSH-ja t’i ndryshojë udhëzimet./ Gazeta Sinjali/