image OBSH i ndalon këto ilaçe me të cilat po trajtohen të infektuarit me COVID-19

Botë

OBSH i ndalon këto ilaçe me të cilat po trajtohen të infektuarit me COVID-19

news image

Pas rekomandimit të Komitetit Vullnetar Qendror të Testimeve, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka ndaluar përdorimin e medikamenteve hidroklorokinë dhe lopinavir/ritonavir për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

Ky vendim erdhi nga mungesa e rezultateve te pacientët e trajtuar me hidroklorinë në krahasim me pacientët e trajtuar me të tjera ilaçe standarde.

Të dhënat e testimit u prezantuan në samitin e OBSH-së më 1-2 korrik. Në këtë raport tregohet se hidroklorokina dhe lopinaviri nuk e ulin vdekshmërinë te të sëmurët me COVID-19.

OBSH thekson se vendimi vlen vetëm për përdorimin e hidroklorinës te të sëmurët në spitale dhe jo për qëllime studimi në pacientë që trajtohen jashtë spitalit ose që ende nuk janë infektuar me COVID-19. /Gazeta Sinjali