image OBSH i jep Kosovës 7 milionë euro, mjete mbrojtëse dhe pajisje mjekësore për ta luftuar koronavirusin

Kosovë

Donacion OBSH i jep Kosovës 7 milionë euro, mjete mbrojtëse dhe pajisje mjekësore për ta luftuar koronavirusin

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë si donacion mjete mbrojtëse dhe pajisje mjekësore për Kosovën.

Vitia këtë e ka thënë para pak minutave në një konferencë për media, shkruan Gazeta Sinjali.

“Javën që vjen, në Kosovë do të vjen edhe një kontingjent i mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Gjithashtu sot jemi njoftuar nga OBSH, se janë ndarë edhe një shumë në vlerë prej 7 milionë eurove që do t’i përforcojnë furnizimet në institucionet shëndetësore të çdo niveli”, ka thënë Vitia.

Ministri po ashtu ka informuar për disa veprime të ndërmarra pas gjendjes së emergjencës së shëndetit publik që është shpallur nga Qeveria e Kosovës.

“Dje ka përfunduar procedura për kontraktimin e mjetëve mbrojtëse mjekësore për personelin shëndetësor si: maska respiratorë FF2, veshje mbrojtëse për trup, mburoja për fytyrë, çarçafë dhe shërbime tjera mbështetëse për polici, doganë, nga 400 mijë euro të ndara më herët nga Qeveria”, ka thënë ai.

Në Kosovë aktualisht numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 17./Gazeta Sinjali/