image OBSH: Ekzistojnë dëshmi që një pacient i shëruar të infektohet sërish me COVID-19

Botë

OBSH: Ekzistojnë dëshmi që një pacient i shëruar të infektohet sërish me COVID-19

news image

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar se janë shënuar raste të pacientëve që janë infektuar dy herë me koronavirus.

Ai në një konferencë për media është përgjigjur se nëse ekzistojnë dëshmi që një pacient i shëruar mund të infektohet sërish nga COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kanë ekzistuar disa shembuj ku njerëzit e infektuar me COVID-19, janë infektuar për herë të dytë”, u shpreh ai.

“Shumica e njerëzve që janë të infektuar me virusin zhvillojnë një përgjigje imune brenda javëve të para, por ne nuk e dimë se sa e fortë ose e qëndrueshme është ajo përgjigje imune, ose si ndryshon për njerëz të ndryshëm”, përfundoi Ghebreyesus. /Gazeta Sinjali/