image OBSH: Bie për 19 për qind numri i infektimeve me COVID-19 në botë

Botë

OBSH: Bie për 19 për qind numri i infektimeve me COVID-19 në botë

news image

Rastet globale me COVID-19 kanë rënie për 19 për qind ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin javor mbi pandeminë.

Numri më i madh i rasteve të reja me COVID-19 është parë në Rusi. Rastet atje dhe gjetkë në Evropën Lindore janë dyfishuar javët e fundit, të nxitura nga një rritje e variantit Omicron, raporton The Guardian, përcjell Sinjali.

Sipas OBSH-së, numri më i madh i vdekjeve është në Lindje të Mesme, me 38 për qind.

Ndërsa Drejtori i OBSH-së për Afrikën, Dr. Matshidiso Moeti, tha javën e kaluar se kishte “dritë në fund të tunelit” për kontinentin dhe se edhe përkundër niveleve të ulëta të vaksinimit, Afrika po kalonte nga faza akute e pandemisë.
/GazetaSinjali/