Një femër nga Obliqi i Vjetër mbrëmë ka parë tmerrin në shtëpinë e saj, pasi hajna të maskuar i kanë hyrë në shtëpi dhe e kanë kërcënuar me thikë në fyt se do t’ia marrin vajzën e saj të vogël nëse nuk i dorëzon të hollat.
Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 18:30 dhe 28 vjeçares i është ofruar edhe ndihmë mjekësore.
Hajnat kishin tentuar t’ia marrin zinxhirin që i kishte në qafë, mirëpo fatmirësisht nuk kishin arritur.
Mirëpo, krejt çka ata kishin marr ishte një unazë ari, të cilën viktima e kishte në dorë.
Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se kanë nisur hetimet në lidhje me këtë rast.
“Mbështetur ne informatat e para qe ka policia dyshohet qe persona te dyshuar kane hyrë ne një shtëpi dhe kane tentuar qe me force te marrin para dhe stoli ari nga viktima femër 28 vjeçe.
Gjithashtu dyshohet qe te njëjtit të kenë kërcënuar viktimën me një mjet te mprehtë se do t’ia marrin fëmijën për ta detyruar atë tu jap paratë qe ata kane kërkuar.
Ne baze te informatave fillestare dyshohet qe nga viktima te dyshuarit kane arritur te marrin një unazë ari nga dora.Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore.Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin me qellim zbardhjen e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen” thuhet në përgjigjen e PK-së./Gazeta Sinjali/