Objekti i Qeverisë së Kosovës ka marrë ngjyrat e flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shenjë përkujtimi për viktimat e sulmit të 11 shtatorit, shkruan Gazeta Sinjali.
Pamjet e këtij objekti u publikuan nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka shkruar “Të mos harrohet kurrë 9/11”.
Institucionet e Kosovës sot kanë përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 që kanë ndodhur ndaj “Kullave Binjake” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Gazeta Sinjali/