image Obiliqi dhe Prishtina, me ajrin më të ndotur

Kosovë

Obiliqi dhe Prishtina, me ajrin më të ndotur

news image

Në Komunën e Obiliqit ekziston termocentrali për prodhim të energjisë që nga vitet e 60-ta. Veç dobisë në prodhim të energjisë, ky termocentral ka ndikuar edhe në cilësinë e ajrit. Sipas specialistit për cilësi të ajrit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Shkumbin Shala, Komuna e Obiliqit dhe e Prishtinës janë vendet më të ndotura për nga cilësia e ajrit.

Sipas Shalës, këto ditë është parë një rëndim i cilësisë së ajrit, pasi ka ndikuar edhe mjegulla. Ndonëse, ai tha se mjegulla nuk është ndotës si përbërje, por nuk e lejon ajrin të qarkullojë lirshëm.

Shala bëri me dije se edhe KEK-u po bën punë të mira në dobi të ajrit. Por, në situatë të krizës së energjisë elektrike, ai në Klan Kosova tha se duhet të adaptohemi edhe në këto kushte, pasi gjitha vendet kanë krizë të tillë, madje po i shohin si alternativë energjetike përsëri termocentralet.

/GazetaSinjali/