image Obiliq/ E tejkaloi me veturë e pastaj gjuajti me armë, i dyshuari shoqërohet në Polici

Siguri

Obiliq/ E tejkaloi me veturë e pastaj gjuajti me armë, i dyshuari shoqërohet në Polici

news image

Një person ka raportuar në Polici se përderisa ishte duke lëvizur me veturë, një person tjetër me veturën e tij e kishte tejkaluar dhe i kishte bllokuar rrugën, ku më pas kishte dalë nga vetura dhe kishte shtënë me revole në drejtim të viktimës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima ka arrit të ikë nga vendi i ngjarjes, më pas është paraqitur në Stacionin Policor.

Policia ka bërë të ditur se njësia relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor, është intervistuar dhe iu është sekuestruar një revole dhe një karikator.

Deri te incidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq dje në mesditë.

Në lidhje me këtë rast është konsultuar edhe prokurori i shtetit si dhe është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Armë mbajtje pa leje”./GazetaSinjali/