Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama përmes një prononcimi për media ka thënë se rezultati i zgjedhjeve presidenciale tregoi se SHBA mbetet një vend shumë i përçarë, transmeton Gazeta Sinjali.
Të dy kandidatët, republikani Donald Trump dhe demokrati Joe Biden morën më shumë se 70 milionë vota.
Ndërsa, në një intervistë për CBS News, Obama theksoi shqetësimin e tij për këtë ndasi mes qytetarëve.
Ish-presidenti u shpreh se është shumë e vështirë që demokracia të funksionojë nëse njerëzit veprojnë në drejtime krejtësisht të ndryshme.
Gjithashtu, ai kritikoi Trump për mospranimin e rezultatit të zgjedhjeve duke thënë se dëmton demokracinë.
Ndër të tjera, Obama bëri me dije se nuk do të jetë pjesë e administratës së ardhshme presidenciale.
Intervista vjen përpara publikimit të volumit të parë të biografisë së Obamës të quajtur “Toka e Premtuar”, libër ky i cili do të publikohet më 17 nëntor. /Gazeta Sinjali/