image OAK kërkon nga Abrashi përkrahje për punësimin e mjëra shoferëve të papunë

Sociale

OAK kërkon nga Abrashi përkrahje për punësimin e mjëra shoferëve të papunë

news image

Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Arban Abrashi, përpkrahje për punësimin e mjëra shoferëve dhe dhjetra milionave euor të hyra për shtetin.

Sipas OAK, 200 milionë euro dhe mjëra persona nuk po mund të puësohen në Kosovë si rezultat i dështimit të Qeverisë së Kosovës për anëtarësim në rrjetin e transportit evropian (CEMT) dhe Transportit ndërkombëtar (TIR).

“Si rezultat i kësaj për mbi 90% të transportit për në Kosovë, bizneset tona detyrohen të shfytëzojnë transportin e rajonit duke kontribuar në punësimin në rajon dhe buxhetet e këtyre vendeve”, thuhet në komunikatën e OAK-së.

Këto dhe lobimi për rritjen e numrit të kuotave për transportuesit kosovarë në vendet e rajonit ishin tema të diskutimit në takimin e Odës së Afarizmit të Kosovës dhe ministrit të Transportit, Arban Abrashi.

Në këtë takim, Oda e Afarizmit bën të ditur se e ka njoftuar ministrin Abrashi me barrierat me të cilat përballet sektori i transportit në Kosovë:

• Kostot e larta për Kartonët e gjelbër ku çdo tre muaj duhet të pajisen kamionët me karton të gjelbër me kosto prej 700 euro për një kamion;

• Mos validimi i lejeve për vendet e treta nga organet e Kosovës në kufi.

• Të rritet kuota e lejeve turke dhe bullgare në Ministrinë e Infrastrukturës.

• Sigurimi për Malin e Zi të bëhet pjesë e TPL plus ashtu siç është me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

• ATK të njohë shpenzimet e skanerit që paguajnë bizneset në Shqipëri. Për këtë shpenzim prej 22 euro për kamionë dogana shqiptare nuk lëshon asnjë faturë. Kurse ATK pa faturë nuk i njeh këto shpenzime.

Gjithashtu një kërkesë tjetër që Oda e Afarizmit ka lobuar edhe më herët dhe që njofton se është shtruar edhe në këtë takim është rregullimi i rrugës për bizneset që operojnë në zonën e Harilaqit, të cilat po përballen me probleme infrastrukturale. Kjo rrugë kambeshtje nga Komuna e Fushë Kosovës.

“Këto biznese kanë bërë investime të mëdha në këtë zonë dhe cilësohen si biznese të mëdha dhe shumë të suksesshme në veprimtarinë e tyre, por kushtet jo të mira infrastrukturale po paraqesin një problem shumë të theksuar për këto biznese. OAK ka vizituar këtë zonë dhe ka mbajtur takime me përfaqësuesit e këtyre bizneseve dhe lidhur me këtë kërkesë kemi marrë premtimin që shumë shpejtë do të fillohet të rregullohet kjo rrugë mirëpo ende nuk është iniciuar asgjë”, u tha ndër të tjera në këtë takim.

Ministri Abrashi citohet ta ketë falënderuar OAK-në për takimin dhe delegimin e këtyre barrierave duke u zotuar se do të rrisë bashkëpunimin me OAK-në për të adresuar dhe zgjidhur çështjet të cilat janë brengë e palëve të përfaqësuara nga kjo odë e që janë në domenin e këtij digasteri.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi – kryetar, Arsim Selmonmusaj – nënkryetar, Diamant Elshani – sekretar i bordit, Hasan Gigollaj – anëtar bordi dhe Qendresa Ibrahimi – koordinatore e OAK-së./Gazeta Sinjali/