image OAK kërkon masa të rrepta reciprociteti me Maqedoninë

OAK kërkon masa të rrepta reciprociteti me Maqedoninë

news image

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ka thënë se është shumë e shqetësuar që prapë po pengohet eksporti i rasadit të peshkut me origjinë nga Kosova në Maqedoninë e Veriut.

OAK kërkon nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, që me urgjencë ta zgjidhë këtë problem.

Këtë kërkesë OAK e  ka bërë të ditur përmes një komunikate të dërguar për media.

Komunikata e plotë e Odës së Afarizmit të Kosovës:

“Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) është shumë e shqetësuar që prap po pengohet eksporti i rasadit të peshkut me origjinë nga Kosova në Maqedoninë e Veriut dhe kërkon nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë  së Kosovës z. Endrit Shala që me urgjencë ta zgjidhë këtë problem.

Edhe pse vendimi i datës 01.06.2019 me të cilin ndalohet importi i peshkut të gjallë që dedikohet për rritje ose mbushjen e hurdhave me peshq të vegjël me prejardhje nga Kosova, është shfuqizuar gjatë muajit që lamë pas, eksporti përsëri po pengohet.

Ndryshimi i ligjit dhe procedurave nga ana e Maqedonisë së Veriut po bëhet një pengesë shumë e madhe jo vetëm për bizneset tona por edhe për bizneset e Maqedonisë të cilat furnizohen nga Kosova.

Në lidhje me këtë OAK ka kontaktuar me biznesin Trofta dhe me biznesin Fresh Fish nga Gostivari, i cili ka theksuar që me ndryshimet e fundit që janë bërë bizneset, nuk kanë qenë të informuara paraprakisht duke u krijuar kështu një barrierë shumë e madhe për bashkëpunim.

OAK kërkon nga Ministri Shala që të ndërmarr masa urgjente në reciprocitet deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje

Kujtojmë që bilanci tregtar Kosovë Maqedoni edhe ashtu është ne disbalancë të madhe në dëme të Kosovës.”/Gazeta Sinjali/