Emri më i përmendur i javëve të fundit padyshim se është Rrahman Jasharaj, kreu i SBASHK-ut. Sulmet verbale gjatë kësaj kohe, i paraprinë tentim sulmit fizik ndaj tij, që ndodhi sot në një shkollë.
Përplasja që ndodhi sot në shkollën “Ismail Qemali” eskaloi në kërcënime ndaj Jasharajt, për çka Prokuroria ka nisur tashmë hetimet.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se Jasharaj është kërcënuar me fjalët “ O plak, kam me t’vra, po na i len femijet pa shkolle”, duke tentuar ta sulmojë fizikisht.
Sipas informatave të para, i dyshuari është një i prind i moshuar, i cili iu vërsul Jasharajt, po ndërhynë mësimdhënesit dhe e ndaluan.
Në lidhje me rastin, Sinjali mëson se Jasharaj ende nuk është intervistuar, ndërkohë qe i dyshuari po kërkohet nga Policia.
Ai është prononcuar për rastin duke thënë se ndihet i rrezikuar nga situata e krijuar.
“Një prind deshi të më sulmojë, ishte tendencioze, mund të sulmohem edhe në rrugë”, tha ai në një prononcim të shkurtër për media.