image "O Fatmir, nuk të l'shojmë ty", qytetari nga Malisheva qan në përqafimin e Limajt, pas fitores në balotazh

“O Fatmir, nuk të l’shojmë ty”, qytetari nga Malisheva qan në përqafimin e Limajt, pas fitores në balotazh

news image

Nisma Socialdemokrate ka arritur që të fitojë në balotazh Komunën e Malishevës, shkruan Gazeta Sinjali. Kandidati i kësaj partie, Ekrem Kastrati, mori 53,19 për qind të votave, duke e mposhtur kështu kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilajn, i cili mori 46,81 për qind.

Kjo fitore gëzoi shumë simpatizantët e kësaj partie në vendlindjen e kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt. Madje, njëri nga ta shihet duke qarë, derisa uron dhe përqafon kreun e Nismës.

“O Fatmir, nuk të l’shojmë na ty”, dëgjohet duke i thënë ai, derisa përqafohen.

Komuna e Malishevës është komuna e vetme të cilën e ka fituar Nisma Socialdemokrate, parti e cila nuk ka asnjë ulëse të siguruar në Kuvendin e Kosovës./GazetaSinjali/