image Nxjerren edhe 3 trupa të pajetë nga orteku i borës në Turqi, shkon në 41 numri i të vdekurve

Rajon

Fatkeqësi/ Nxjerren edhe 3 trupa të pajetë nga orteku i borës në Turqi, shkon në 41 numri i të vdekurve

news image

Ka shkuar në 41 numri i të vdekurve, si pasojë e një orteku bore që ka rënë dje, në një autostradë malore në provincën Van të Turqisë, duke shkaktuar kështu edhe lëndimin e më shumë se 50 personave të tjerë.

Ekipet e Kërkimit dhe Shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë në vendin ku ndodhi katastrofa e ortekut edhe pse po raportohet se ato po pengohen nga bora dhe erërat e forta.

Ankaraja ka dërguar dy avionë luftarakë me 75 oficerë ushtarakë, të cilët po ndihmojnë për operacionet e kërkim shpëtimit, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërsa, në mesin e viktima ka edhe policë, roje të sigurisë dhe zjarrfikës./Gazeta Sinjali/